SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMES , është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, SUT kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera.